26,08,2025

Tahiri: Pa dokumentacione s’ka punime tek Kisha Ortodokse

Must Read
Adonis Tahiri

Sipas Tahirit, këto punime nuk do të vazhdohen derisa nuk sigurohen dokumentacione adekuate për leje të punës, njofton Klan Kosova.

‘’Inspektorët tanë që janë zakonisht në terren kanë parë që janë duke u bërë disa punë në këtë zonë dhe kanë lajmëruar.’’

‘’Kemi urdhëruar, që të ndërpriten punimet, por fillimisht është refuzuar ndërpreja e punës. Megjithatë kur kemi parë që mungon dokumentacion i lejes së punimeve, atëherë kemi ndërmarr masa.’’

‘’Pas ndërprerjes së punimeve, u takuam me punëdhënësit e tyre dhe u treguam se cfarë duhet përmbajtur një dokumentacion që lejon të vazhdohet një projekt në ndërtime.’’

‘’Pa pasur një leje të tillë të punës, asnjë ndërtesë dhe asnjë projekt nuk lejohet në Prishtinë.’’

‘’Ne i njoftuam për të gjitha problemet dhe pa ato dokumente nuk vazhdohet puna tek Kisha Ortodokse.’’

‘Në asnjë lokacion në komunën e Prishtinës, nuk mund të vazhdohen punime pa u respektuar ligjet e Republikës së Kosovës.’’

‘’Nuk jemi këtu për të dhënë mendime, por për të zbatuar ligjin” ka përfunduar Tahiri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Shtërpcë ndalon dy persona dhe konfiskon dy automjete me drunjë

Policia në Shtërpcë ka realizuar një aksion kundër prerjes së paligjshme të pyjeve Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img