11,09,2025

Topalli: 364 ditë nuk ka demokraci në vend, për të flitet vetëm një ditë

Must Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë se nuk mjafton vetëm një ditë e demokracisë, pasi sipas tij në 364 ditë nuk ka pasur demokraci në vend.

Këto deklarata ai i bëri në organizimin e Kuvendit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, ndonëse organizatorët nuk ia dhanë fjalën atij.

Ai ka përmendur deputetin e partisë së tij, Glauk Konjufca, të cilit i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak.

Atij i është kundërpërgjigjur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili tha se “proletarët si Fatoni flasin kur duan dhe arrijnë suksesshëm ta tregojnë shpirtin e vetë demokratik”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img