Sot Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Share

Kuvendi

Do të shpaloset – Plani i veprimit për transparencë parlamentare – dhe do të organizohen  aktiviteteve  të ndryshme  që e afirmojnë  ndërtimin e demokracisë.

Kuvendi i Kosovës shënon tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

Qytetarë, studentë dhe nxënës (nga shtatë qendrat rajonale të Kosovës, transportin e të cilëve e ka organizuar Kuvendi) do të vizitojnë  ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë do të shpaloset  Plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe do të organizohen  aktiviteteve  të ndryshme  që e afirmojnë  ndërtimin e demokracisë./ Lajmi.net

Të ngjashme: