23,10,2025

Dënimet lidhin e disiplinojnë shoferët

Must Read

 

“Reagimi ka qenë i kënaqshëm pas periudhës 10 ditore ku policia ka pasur një fushatë sensibilizueze këshillimi për përdorimin e rripit. Ajo çfarë mbetet problem akoma është përdorimi i rripit të sigurimit nga pasagjerët dhe përdorimi i mjeteve fiksuesve për fëmijët nën 4 vjeç”, shprehet Ervin Hasrama, shef i qarkullimit, Tiranë, raporton Tch.

Por edhe këto 2 ditë që nga aplikimi i tyre, gjobat nuk kanë munguar.

“Gjatë këtyre dy ditëve janë marrë 90-95 masa administrative për rripin e sigurimit. Masat për përdorimin e rripit të sigurimit nga dita në ditë kanë qenë në ulje. Kemi besim nga këto masa pasi në fund të fundit rripi i sigurimit shpëton jetë”, thotë Hasrama.

Ndonëse vihet re një reagim pozitiv i drejtuesve të mjeteve, policia do të vijojë kontrollet edhe në ditët në vijim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img