22,12,2024

Grumbullohen mbi 3 mijë nënshkrime për emërtimin e sheshit dhe ngritjen e shtatores së Tony Blair-it

Must Read

Ferizaj.11.09.2016.-Këshilli për emërtimin e Sheshit dhe vendosjen e Shtatores “Tony Blair” në Ferizaj përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka grumbulluar mbi 3 mijë nënshkrime për emërtimin e sheshit dhe ngritjen e shtatores së Tony Blair në Ferizaj.

Fazliu përmes një shkrimi ka bër të ditur se kërkesa   së bashku me nënshkrimet do të dorëzohet në Kuvendin Komunal të Ferizajt  duke përmbushur kështu të gjitha kriteret ligjore dhe për t’i hapur rrugë aprovimit nga asambleistët, të cilët do të bëhen poashtu pjesë e historisë me vendimin për Sheshin dhe Shtatoren TONY BLAIR në Ferizaj

 

MBI 3000 NËNSHKRIME PËR TONY BLAIR-in ANIPSE ISHTE JAVË ME SHI

Ju njoftojmë se megjithëse ishte një javë e vështirë dhe me shi, ne arritëm t’i grumbullojmë mbi 3000 nënshkrime në përkrahje të nismës për emërtimin e Sheshit dhe vendosjen e Shtatores së Kryeministrit TONY BLAIR në Ferizaj, mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione – iFOK. Jemi për nxitim dhe kërkoj falje që nuk mund të vazhdojmë më shumë, pasi e di që ka interesim të madh për ta nënshkruar këtë peticion dhe do t’i mblidhnim edhe shumë më shumë për një kohë shtesë. Kësisoi ne kemi planifikuar që kërkesën me nënshkrimet e deponuara t’ia dorëzojmë Kuvendit Komunal të Ferizajt të mërkurën 14 Shtator 2016, duke përmbushur kështu të gjitha kriteret ligjore dhe për t’i hapur rrugë aprovimit nga asambleistët, të cilët do të bëhen poashtu pjesë e historisë me vendimin për Sheshin dhe Shtatoren TONY BLAIR në Ferizaj.

Shfrytëzoj rastin t’i falenderoj gjithë vullnetarët e iFOK dhe vullnetar të tjerë që harxhuan kohën e tyre dhe sakrifikuan që të mblidhen këto nënshkrime në afat rekord. Falenderimi më i madh u shkon gjithë qytetarëve nënshkrues dhe përkrahës të kësaj nisme, që edhe Ferizaj të jetë pjesë e mozaikut të nderimit të miqve tanë. Prishtina e ka Bill Klintonin dhe ne do ta kemi Tony Blair-in, për të mishëruar aleancën tonë me shtetet më të fuqishme të botës dhe me shtetet pa të cilat nuk do të ishte i mundur realizimi i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Ne do t’i jemi përjetësisht mirënjohës Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova që lidhi dhe orientoi me kohë busullën e Kosovës kah miqtë tanë perendimor në veçanti me SHBA-të. Ne do t’u jemi përjetësisht mirënjohës gjithë luftëtarëve të lirisë, Dëshmorëve breza me rradhë që ranë për Liri dhe Pavarësi Kombëtare, duke kulmuar me kryekomandantin legjendar të UÇK-së Adem Jasharin. Ne do t’u jemi përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë, Gjermanisë e shumë të tjerave, të cilët na përkrahën konkretisht në kohët më të vështira. Dhe sigurisht, ne do t’u jemi përjetësisht mirënjohës çiftit të udhëheqësve Klinton-Blair, si figurat më markante të historisë më të re të Kosovës, si njerëzit më meritor në aleancën tonë me NATO-n dhe realizimin e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Lavdi gjithë Dëshmorëve breza me rradhë!
Faleminderit UÇK!
Faleminderit BILL CLINTON!
Faleminderit TONY BLAIR!

Ta gëzojë Ferizaj e Kosova Sheshin “TONY BLAIR” të lidhur me Sheshin Dëshmorët e Kombit, si simbol të lidhjes tonë me integrimet euro-atlantike, si kombinim i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
Faleminderit që të gjithëve!

Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni
Këshilli për emërtimin e Sheshit dhe vendosjen e Shtatores “Tony Blair” në Ferizaj
Drejtor Ekzekutiv Fondacioni i Kosovës për Inovacione – iFOK
11 shtator 2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img