Ferizaj. 06.09.2016. Në bashkëpunim me zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe ATK-së, Sektori Rajonal i hetimeve DRP Ferizaj-Njësiti i Auto krimeve,muajin e kaluar ka zhvilluar një operacion të bazuar në planin operativ “Auto 2016”, ku qëllimi i këtij plani operativ ka qenë kontrollimi i dokumentacionit të automjeteve nëpër sallonet e shitjeve si dhe në tregun e automjeteve në Ferizaj.
Gjatë operacionit i cili ka zgjatur disa ditë,zyrtarët Doganor-Sektori Anti kontrabandë-Ferizaj,i mbështetur nga Njësiti i auto krimeve DRP Ferizaj kanë konfiskuar:
-26 vetura të pa zhdoganuara
-janë kontrolluar 12 kompani-sallone të veturave
-janë kontrolluar automjetet në dy tregje të veturave
-janë ngritur 6 raste për kundërvajtje doganore.
DRP e Ferizajt, paralajmëron se operacione të ngjajshme do të kryhen edhe në komunat tjera të Rajonit të Ferizajt, të cilat janë në kuadër të zonës së përgjegjësisë së policisë së kësaj drejtorie.