20,12,2024

Përurohet objekti i shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku kanë përuruar objektin e ri të shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica”. Në këtë ceremoni merrnin pjesë deputete të parlamentit të Republikës së Kosovës, zyrtarë komunal si dhe shumë mysafire të tjerë.

14215459_1120503631329882_1647804095_o

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa është shprehur se fillimi i vitit të ri shkollor gjithnjë paraqet rast të mirë për të bërë një përmbledhje të arritjeve të deritashme dhe të orientimeve kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të këtij lëmi shumë të rëndësishëm për çdo shoqëri.

“Ky fillim i vitit shkollor i ka gjetur shkollat e Ferizajt më të përgatitura se çdo vit tjetër paraprak, si në aspektin higjieno-teknik, po ashtu edhe në rekrutimin e kuadrit arsimor. Janë bërë ndërhyrje në njëmbëdhjetë shkolla të komunës, për renovimin e hapësirave dhe të nyjave sanitare, duke siguruar mjedise shumë më të përshtatshme për punë e mësim të mbi 25 mijë nxënësve dhe të mbi 1 mijë e 800 punëtorëve arsimorë.

14215650_1120503694663209_1511140371_o

Dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar mjedise sa më të përshtatshme shkollore, është edhe kjo godinë e bukur, të cilën po e përurojmë sot. Të sigurt se arsimi dhe edukimi janë themeli i një shoqërie të përparuar, ne nuk do t’i pushojmë përpjekjet për të investuar në këtë lëmë, jo vetëm fonde për ndërtimin dhe rregullimin e objekteve shkollore, por edhe përpjekje për ngritjen e cilësisë së punës e të mësimit. Sepse jetojmë në kohën e një konkurrence të jashtëzakonshme, në rritje e sipër”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se sot bëhet garë për të qenë konkurrent jo vetëm në tregun e brendshëm të punës, por edhe në atë rajonal dhe evropian.

“Ne jemi të vetëdijshëm se fëmijët dhe të rinjtë që sot janë nxënës, pas disa vitesh do të jenë qytetarë të Evropës së bashkuar, ku do të bëjë pjesë edhe vendi ynë. Prandaj, një arsimim cilësor dhe konkurrent me vendet e rajonit, por edhe të Evropës, shtrohet si nevojë e pashtyeshme, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë tanë nesër të mos ndihen inferiorë ndaj moshatarëve të tyre në tregun e gjerë të punës. Meqë jemi në ditën e parë të vitit të ri shkollor, uroj të gjithë nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe të gjithë qytetarët, që të kemi një vit të mbarë, të mbushur me dëshirë për dije e njohuri, për gara e suksese të reja shkollore. Pushteti lokal i Ferizajt do të jetë në vazhdimësi me nxënësit, me arsimtarët dhe me prindërit, për të përmbushur çdo nevojë që do të ketë mundësi, të vetëdijshëm se duke investuar për arsimin, ne investojmë për të ardhmen tonë dhe të brezave që vijnë”, ka përfunduar kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër ministri i arsimit, Arsim Bajrami tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, është e interesuar që gjithmonë të kirjojë cilësi në arsim. Ai tha se ndërtimi i shkollave të reja është vetëm një hap drejt krijimit të një sistemi të mirë të arsimit, një sistemi cilësor që ofron edhe më shumë mundësi të punësimit.

“ Padyshim që kjo shkollë e mesme ekonomike ka mundësitë të ndërtojë kapacitete të mëdha të shkollojmë fëmijë në frymën e nevojës së punës, ju sigurojë që këta nxënës nesër do të sigurojnë punë dhe të jetë bartës të tranzicionit ekonomik dhe të zhvillimit ekonomik, dhe ne jemi të vendosur si qeveri dhe si ministri e arsimit që popullit të Kosovës do t’i krijojmë një sistem cilësor arsimor”, ka thënë Bajrami, duke shtuar se këtyre ditëve po përurojnë me dhjetëra shkolla të tilla evropiane.

Të pranishmit në këtë ceremoni i ka përshëndetur edhe drejtori i kësaj shkolle Skender Haxhimusa.

Më pas, kryetari Svarqa me ministri Bajrami kanë vizituar ambientet e shkollës së re, e cila përmban 20 dhoma mësimi, 4 kabinete (laboratorë), sallën e arsimtarëve si kthinat administrative. Kjo shkolle i ka rreth 1600 nxënës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img