09,11,2025

Në rajonin e Ferizajt, 74 raste të dhunës në familje për 8 muaj

Must Read

Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti në regjionin e Ferizajt janë shënuar gjithsej 74 raste të dhunës në familje duke e përfshirë edhe Komunën e Hanit të Elezit, Kaçanikun, Shtërpcën dhe Shtimen.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këto raste kanë shënuar një rënie nga 26 deri në 60 për qind, varësisht nga komunat, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas statistikave të Policisë së Ferizajt gjatë kësaj periudhe, kjo komunë prin me 42 raste të dhunës në familje, Kaçaniku me 13 raste, Shtimja me 11 raste, Shtërpca me 4 raste dhe Hani i Elezit me 4 raste.

Ndërkaq muaji maj dhe ai mars të këtij viti kishin prirë me nga 12 raste të dhunës në familje, duke shënuar një rritje të lehtë prej 9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” në Ferizaj gjatë monitorimit të gjykatave ka bërë një hulumtim në fushën e dhunës në familje, njëkohësisht ka realizuar edhe projekte për parandalimin e saj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img