27,08,2025

Topalli: Nuk Kemi Metoda të Tjera të Kundërshtimit

Must Read

Faton Topalli para nisjes së seancës së Kuvendit tha se demarkacioni nuk do të kalojë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje” tha se dita e sotme është një moment final për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Kryeministri i Malit të Zi ka deklaruar se është i gatshëm ta rinegociojë marrëveshjen. Qeveria jonë e ka bërë veshin e shurdhër. Nëse ju kujtohet, në fillim ata kanë deklaruar se Kosova nuk humb asnjë metër katror, pastaj ka pasur zëra nga vetë PDK-ja se Kosova humb, e pastaj thanë se po e kërkojnë miqtë tonë ndërkombëtarë” tha Topalli.

Topalli deklaroi se Lëvizja “Vetëvendosje” nuk ka metoda të tjera për ta kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi përveç atyre që janë parë deri më tani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Të rinjtë ferizajas do të përfaqësojnë Kosovën në garën më të madhe evropiane të kodimit – Junction 2025 në Helsinki

Ferizaj, 27 gusht 2025 – Një tjetër lajm i mirë për Ferizajn dhe Kosovën: pesë të rinj të talentuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img