24,11,2024

Bëhet inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Gorancë – Glloboçicë

Must Read

Banorët e zonës së Hani i Elezit, Gorancës dhe Glloboçicë do të përfitojnë nga projekti për asfaltimin e rrugës që lidhë këto vendbanime.

Me këtë rast Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi në fshatin Gorancë bënë inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Gorancë – Glloboçicë.

Ky inaugurim paraqet vazhdimin e aktiviteteve të shumta të Ministrisë së Infrastrukturës në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që ndikon në ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave tha Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku .

14191742_10209146906903448_1605461693_o

Ai tha se ka qenë kërkesë e Kryetarit të komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Kryetarit të komunës së Kaçanikut Besim Ilazit që kjo rrugë të vendoset në prioritetet e tyre të zhvillimit të infrastrukturës publike dhe unë urojë banorët e dy komunave dhe fshatrave që do të përfitojnë nga ky projekt tha z.Zharku.

Ndërsa për kryetarin e komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma kjo rrugë paraqet ndër segmentet më të rëndësishme të komunës së Hanit të Elezit. Për kryetarin Suma kjo rrugë jo vetëm që do të lidhë dy fshatra atë të Gorancës dhe Glloboqicës por do të lidhë dy komuna të Hanit të Elezit dhe Kaçanikut por edhe dy pika të rëndësishme kufitare që lidhin Kosovën dhe Maqedonin. Andaj rëndësia e kësaj rruge mundë të vlerësohet si rrugë strategjike për interes të vendit.

Të njëjtit mendim ishte edhe kryetari i komunës së Kaçanikut z.Besim Ilazi i cili tha se tha se përveç karakterit të një projekti të infrastrukturës publike kjo rrugë do të ketë ndikim të rëndësishëm edhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik të kësaj ane të të dy komunave.

Inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Gorancë – Glloboçicë për komunën e Hanit të Elezit është bërë në një ditë të shënuar, 29 Gushtin “Ditën e Dëshmorëve” të Hanit të Elezit.

Pjesëmarrësit në inaugurimin e fillimit të punimeve Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me këtë rasst bënë homazhë të Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës,

Realizimi i këtij projekti në vlerë 688 mijë e 381 euro do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës. Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 5.28 kilometra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img