22,12,2024

Kjo tavolinë smart ju ndihmon nëse ju duhet të qëndroni gjatë para kompjuterit

Must Read

Tavolinat smart nuk janë një koncept i ri. Dizajni i tyre është menduar që të përmirësojë qëndrimin gjatë punës dhe të minimizojë dhimbjet e shkaktuara nga qëndrimi gjithë ditën para kompjuterit.

Tavolina Gaze është e pajisur me një teknologji intuitive e cila llogarit automatikisht lartësinë e pozicionimit sapo dikush të ulet pranë saj.

Ajo ka të instaluar gjithashtu disa ndjesorë të cilët monitorojnë qëndrimin tuaj në të gjatë gjithë kohës dhe që ju lajmërojnë me anë të mesazheve në një aplikacion të lidhur me të nëse ju qëndroni për shumë gjatë ulur. Tavolina ju kujton që të ngriheni së paku 1 herë në 2 orë. Ka një opsion që ju lejon ta vendosni këtë si lajmërim në celularin tuaj, ose tavolina vendoset vetë në pozicion të tillë që ju të ngriheni nga ajo pas 2 orësh.

Ajo është e lidhur me anë të Bluetooth me teknologjinë LE dhe IFTTT nga ku mund të lidheni edhe me pajisjet e tjera smart. Programi i Gaze Desk mund të ndezë në mënyrë automatike dritën si dhe të përgatisë kafenë tuaj sapo ju të uleni në të.

Çmimi më të cilin ofrohet tavolina smart është 2,000 dollarë, por projekti ofrohet edhe në Kickstarter me rreth 55% ulje, dhe në një mori variantesh për të zgjedhur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img