27,12,2024

Mustafa: Bravo Policia e Kosovës

Must Read

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka lavdëruar Policinë e Kosovës për gjeturinë në rastin e vrasjes së një të moshuare serbe në Shtërpcë, ku u zbulua menjëherë se kush ishte autor i veprës kriminale dhe u qartësua se nuk kishte të bënte me ndonjë vrasje me motive ndëretnike.

Vrasja makabre e të moshuarës në Shtërpcë tregoi edhe njëherë tendencat e qarqeve të caktuara që edhe aktet më kriminale të politizohen dhe t`iu mveshur elementet e dhunës ndëretnike.

Policia e Kosovës – Sektori Rajonal i Hetimeve nga Rajoni i Ferizajt, fal profesionalizmit të treguar ka arritur që në afat rekord të zbuloj motivin dhe autoren e krimit. Ky reagim i shpejtë i PK dhe profesionalizmi i treguar mundësuan arrestimin e autores së krimit makabër ( një e re 28 vjeçare e afërt me viktimën), duke e pamundësuar largimin e saj drejt Beogradit. Një largim i eventual i autores së krimit do ta pamundësonte arrestimin e saj. Në një rast të tillë, sikurse ka ndodhur pothuaj gjithnjë në të kaluarën, politika qeveritare e Serbisë do të shfrytëzonte këtë rast për të akuzuar Republikën e Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare duke përfshirë edhe OKB-në.
Të kujtojmë këtu vrasjen e para 4 viteve të qytetarëve serb në Fshatin Talinoc të Ferizajt, vrasje kjo që u keqpërdor deri në paturpësi nga politika qeveritare serbe.

Në rastin e Talinocit, Policia e Kosovës nuk arriti ta arrestoj autorin, por puna e saj profesionale e bërë gjatë hetimeve ka rezultuar me identifikimin e autorit dhe konstatimin se autori i atij krimi jeton në Serbi.

Që nga atëherë, Institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në Republikën e Serbisë nuk kanë ndërmarr asnjë veprim për arrestimin e autorit, duke dëshmuar mosgatishmërinë e institucioneve të Serbisë për të ndriçuar këtë krim dhe ndoshta edhe krime të tjera që janë bërë ndaj qytetarëve serb në Republikën e Kosovës.
Në krimin e Talinocit, autori jeton e vepron i lirë në Serbi. Në rastin e Shtërpcës autorja e krimit erdhi nga Beogradi dhe kishte qëllim që atje të kthehet edhe pas krimit.

A është ky treguesi më i mirë se krimet ndaj qytetarëve serb në Republikën e Kosovës kryesisht janë projektuar në Serbi dhe pastaj janë ekzekutuar në Kosovë. Motivet e këtyre krimeve mund të jenë edhe materiale ( kryesisht me qëllim të përvetësimit të pronave).

Por, shfrytëzimi i këtyre rasteve nga ana e propagandës së qeverisë serbe është krejtësisht politik dhe antihumane.

Bravo Policisë së Kosovës për profesionalizmin e treguar!, ka shkruar në faqen e tij zyrtare  zëvendës ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme ,Nehat Mustafa.

Vrasje në Shtërpcë , arrestohet 28 vjeçarja shtetase e Serbisë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img