22,12,2024

Shtohen masat e sigurisë për shenjtërimin e Nënës Terezë

Must Read

Prefektja e Romës, Paola Basilone ka bërë publik planin e ri të sigurisë, që do të vihet në zbatim në kryeqytetit italian me rastin e eventit të Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në kryeqytetin italian, Romë do të shtohen masat e rendit publik për të garantuar sigurinë e të gjithë besimtarëve që do të marrin pjesë në këtë event unik.

Prefektja e Romës, Paola Basilone ka bërë publik planin e ri të sigurisë, që do të vihet në zbatim në kryeqytetit italian me rastin e eventit të Shenjtërimit të Nënë Terezës, shkruan albinfo.ch.

Event ky që do të zhvillohet më 4 shtator në sheshin “Shën Pjetr” në Vatikan. Prej orës 8:00 të mëngjesit të datës 2 shtator e deri më ora 15:00 të datës 4 shtator do të hyjnë në zbatim rregulla të reja të sigurisë me shtimin e masave kundër rrezikut terrorist.

Sipas urdhëresës së Prefekturës së Romës, në territorin përreth mureve të Vatikanit, e në disa rrugë që lidhin qendrën e Romës me Vatikanin do të ndalohet lëvizja e automjeteve që transportojnë municion, lëndë shpërthyese, fishekzjarrë, armë, substanca toksike.

Gjithashtu do të ndalohen të gjithë aktivitetet që mund të shfrytëzohen apo instrumentalizohen për të shmangur urdhrin e sigurisë së Prefekturës së Romës. Siç është dhe transporti i armëve lodër.

Plani i sigurisë së lartë në Romë me rastin e shenjtërimit të besimtares me origjinë shqiptare Nënë Tereza, parashikon dhe ndalimin e filmimeve kinematografike e televizive që kërkojnë përdorimin e armëve për efekte skenike si dhe të pajisjeve të ngjashme me ato të që janë në përdorim nga forcat e rendit dhe ushtria.

Gjatë ditëve të eventit të shenjtërimit, besimtarët e adhuruesit e veprës së Nënë Terezës mund të vizitojnë eshtrat e saj më datë 3 shtator në Bazilika e Shën Gjonit në Lateran si dhe nga data 6-8 shtator në kuvendin e Shën Gregorit në Romë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img