23,12,2024

Komisioni shtetëror: Pronarët e brezit kufitar konfirmojnë demarkacionin

Must Read

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror nëpërmjet një komunikate për media ka bërë me dije se pronarët e brezit kufitar me kërkesat e tyre konfirmojnë shënimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi. “Lista në vijim është me emrat dhe adresat e 37 qytetarëve nga Komuna e Deçanit e Pejës që kanë ri konfirmuar pronën e tyre në zonën kadastrale Velikë, komuna e Plavës – Mal i Zi, të cilat gjinden në vendin e quajtur Bjelluhë. Për pronat e këtyre pronareve në territorin e Malit të Zi i kanë edhe fletët poseduese nga Komuna e Plavës në gjithë periudhën 1974-2015, por edhe më herët se kjo periudhë. Këta pronarë e pohojnë dhe ofrojnë dokumentacionin me fletë poseduese, për pagesën e tatimit atje dhe janë prona në Mal të Zi edhe para periudhës 1974-2015.

Ky dokumentacion është i arkivuar edhe në sekretarinë e Komisionit shtetëror”, është thënë në komunikatën e Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. Sipas komisionit, Republika e Kosovës në territorin e vet i ka 38 komuna dhe 1305 zona kadastrale. “Të gjithë kufijtë e zonave kadastrale janë të matura me saktësi të kërkuar e të shprehura në centimetra. Shuma e sipërfaqeve të zonave kadastrale brenda një komune e përbëjnë sipërfaqen e komunës. Në këtë rast sipërfaqja e 70 zonave kadastrale që i përkasin komunës se Pejës e formojnë territorin e Komunës se Pejës me sipërfaqe 603 km2. Brenda vijës administrative të komunës se Pejës në këto zona kadastrale janë të regjistruara pronat private, shtetërore, publike, fetare.

Komuna e Pejës asnjëherë nuk e ka përfshirë Bjelluhën, Çakorrin dhe Kullën brenda territorit të vijës administrative të Komunës. Njëkohësisht, kufiri administrativ i paraqitur në hartat zyrtare të Kosovës janë kufi administrativ ndërmjet Komunës së Pejës dhe Komunës së Plavës e Rozhajës të Malit të Zi. Vija administrative Kosovë-Mal i Zi, tani kufiri i Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është identik me kufirin e shënuar nga komisioni shtetëror”, është thënë në komunikatën e Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Sipas këtij komisioni është përparësi e madhe që qytetarët e Kosovës e veçanërisht ata të brezit kufitar e kanë konfirmuar këtë disa herë para komisionit shtetëror. “Nga hulumtimet e komisionit në terren dhe harta, është vërtetuar edhe në zyrat e Komunës së Pejës se nuk do të gjeni sot apo kurdoherë më parë nga Kosova që ka bërë matje përtej vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi dhe që e ka regjistruar si territor të Kosovës. Me kërkesën e qytetarëve dhe ish Kryetarëve të Komunave, Komisioni shtetëror ka sqaruar në terren dhe zyra ish-kryetarëve: se qytetarët rezident të shtetit fqinjë, veçanërisht ata të brezit kufitar mund të kanë prona në të dy anët e kufirit të Kosovës me të gjitha të drejtat e barabarta sipas ligjeve të shtetit ku ndodhet ajo pronë.

Kjo nënkupton se qytetari nga Kosova është pronar i pronës në anën tjetër të kufirit i ka pronat në territorin e Malit të Zi por i gëzon të gjitha të drejtat sikurse shtetasit rezident të atij shteti. Bazuar në këto sqarime të komisionit, qytetarët e Komunës së Pejës dhe Deçanit i kanë dorëzuar listat e mbi 10 fshatrave me kërkesat e tyre. Këto kërkesa ishin të drejtuara më herët në vitin 2005, 2009 dhe 2013 në Rozhajë, Berane e Plavë por edhe në Kuvendin e Kosovës. Siç shihet edhe në kërkesat nga qytetaret është konfirmuar se: qytetarët çdo herë i kanë paguar tatimet dhe obligimet në komunat e Malit të Zi sepse atje i kishin të regjistruara përherë që nga themelimi i atyre pronave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img