06,05,2024

Ilazi: Të gjithë duhet të koordinohemi dhe zotohemi për zbatim të MSA-së

Must Read

Ministria e Integrimit Evropian, organizoi sot tryezë diskutimi në Komunën e Ferizajt, me përfaqësues politik, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë me temë “Mundësitë dhe sfidat në bashkëpunimin midis qytetarëve, qeverisë dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian”.

Me këtë rast zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka theksuar rëndësinë e komunikimit të mirëfilltë të procesit të Integrimit Evropian për qytetarët e Kosovës, si hap kyç për avancimin e bashkëpunimit mes qytetarëve, qeverisë dhe shoqërisë civile. Po ashtu njoftoi të pranishmit lidhur me ecurinë e zbatimit të prioriteteve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, transmeton Indeksonline.

“MSA-ja është një marrëveshje historike për të ardhmen e Kosovës ndaj së cilës duhet të zotohemi dhe të koordinohemi të gjithë së bashku, përfshirë këtu komunat, shoqërinë civile dhe qytetarët në mënyrë që të zbatohet brenda afateve duke përshpejtuar rrugën tonë drejt integrimit në BE”, ka thënë ndër të tjera zëvendësministri Ilazi, thuhet në një komunikatë për media.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img