29,04,2024

Biden ‘shuplakë’ Qeverisë për korrupsionin

Must Read

Analistët politikë vlerësojnë se Biden-i i ka adresuar Qeverisë së vendit kritikën më të rëndë që dikush ia ka bërë ndonjëherë: “Mund të ecni përpara vetëm nëse e luftoni pandëshkueshmërinë, krimin dhe korrupsionin”.

Luftimi i korrupsionit dhe ndërprerja e zvarritjes së çështjeve, të cilat janë me rëndësi nacionale për Kosovën, janë mesazhet kryesore ta cilat klasa politike e Kosovës duhet t’i marrë nga vizita e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden.

Kështu kanë thënë analistët dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare për gazetën “Zëri”. Sipas tyre, kërkesat e Biden-it janë të qarta. Ai kërkon që ta bëjë politikën kosovare më të vetëdijshme për obligimet që ka karshi qytetarëve të saj.

Analisti Vigan Qorrolli, ka thënë se Biden-i bëri thirrje Kosova të mos e çojë kohën dëm, apo duke shpenzuar demokracinë.

“Nuk duan të shpenzojnë më tepër kohë duke e parë se kjo elitë politike nuk ka përgjigje për korrupsionin në vend, për dialogun e pafund me Serbinë, për dialogun e brendshëm politik me opozitën, deri tek absurditete që zgjidhen lehtësisht dhe pa nevojë për ndërhyrje nga jashtë, si demarkacioni me Malin e Zi apo sjellja me pakicat joshqiptare në Kosovë”, ka thënë Qorrolli.

Ai shton se mesazhi më i qartë i Biden-it qëndron në kërkesën për luftë ndaj korrupsionit dhe krimit, aty ku Kosova është më e dobëta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img