10,01,2026

Policia: Vizita e Bidenit kaloi pa asnjë incident

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vizitës së zëvendëspresidentit Amerika, Joe Biden nuk është shënuar asnjë incident.

“Vizita e Zëvendëspresidentit Amerikan z. BIDEN, në Republikën e Kosovës, ka përfunduar sipas planifikimeve të parapara, nuk është raportuar asnjë incident, përderisa Policia e Kosovës falënderon të gjithë akterët e përfshirë, e në veçanti falënderojmë qytetarët e vendit për maturinë e treguar dhe mirëkuptimin gjatë ndërprerjeve të përkohshme të qarkullimit nëpër disa rrugë gjatë realizimit të vizitës, dhe një herit ju njoftojmë se të gjitha rrugët tani janë të lira për qarkullim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia gjatë këtyre ditëve ka qenë e angazhuar sipas planifikimeve operacionale të parapara për garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, e në veçanti ka qenë e përkushtuar në ndërmarrjen e masave shtesë për siguri që parashihen për personalitete të larta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img