03,10,2025

Biden: Largoni zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar nga detyrat e shërbimit publik

Must Read

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se korrupsioni është kancer, dhe nëse nuk e trajtoni këtë, mundësia për të ecur përpara nuk do të jetë e mundshme.

“Njerëzit investojnë vetëm nëse ka transparencë, nëse ka zbatim të ligjit. Ata do të investojnë vetëm nëse nuk ka frikësim”, ka thënë Biden.

Në këtë kontekst, ai ka shtuar se që të shfrytëzohet talenti që kanë kosovarët, duhet të vazhdohet të merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Qeveria të vazhdojë ta luftojë pandëshkueshmërinë. Kjo edhe duke parandaluar zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar që ta kryejnë punën e tyre në shërbimet publike”, ka thënë ndër tjerash Biden.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Fillon viti i ri akademik në UShAF

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot hapi zyrtarisht vitin e ri akademik 2025/2026 me një ceremoni...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img