10,09,2025

Joe Biden shkel në tokën e Kosovës (Foto)

Must Read

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, para pak çastesh ka mbërritur në Kosovë.

Numri i dy i SHBA-ve së bashku me bashkëshorten e tij kanë ateruar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” rreth orës 21:30.

Ai është pritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe garda ceremoniale e FSK-së.

Biden nesër do të zhvillojë takime të ndara me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Kjo është vizita e dytë e Joe Biden në Kosovë, pasi që vizitën e parë ai e bëri në vitin 2009 një vit pasi që Kosova shpalli pavarësinë.

Biden para vizitës në Kosovë ka qëndruar edhe në Beograd ku ka zhvilluar takime me krerët e lartë të shtetit.

ads

bajden

hashahs-1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img