03,07,2025

Veseli: Ka ardhur koha që biznesi të luaj rolin zhvillimor që i takon

Must Read

Në takim me përfaqësuesit e Zyrës së Komunitetit të Biznesit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetari Kadri Veseli, bisedoi për hartimin e një agjende të përbashkët ekonomike dhe pako të reformave të domosdoshme për periudhën vijuese.

“Qëllimi i kësaj iniciative është që në kuadër të procesit të riformatimit të Qeverisë, të dëgjohet zëri i biznesit. Kjo pako e reformave do të shërbej si bosht për krijimin e iniciativave të cilat do të ndërmerren deri në fund të mandatit”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Në takim, si çështje urgjente, është paraqitur nevoja e shtyrjes së afatit të shlyerjes së borxheve publike për biznese deri më 31 dhjetor 2016 si dhe riaktivizimi i Bordit të pavarur për ankesa tatimore dhe doganore.

“Qëndrimi është se duhet t’ju mundësohet shtyrja e afatit të pagesës së borxheve publike deri në fund të vitit sepse do t’ju ndihmohej bizneseve me likuiditet dhe në anën tjetër sigurohet mbledhja e këtyre borxheve”, theksoi kryetari Veseli.

Në takimin mes kryeparlamentarit Veseli dhe përfaqësuesve të Zyrës së Komunitetit të Biznesit u diskutua edhe për Bordin e Pavarur për shqyrtimin e ankesave, ndërsa u vlerësua se sistemi i bartjes së lëndëve në Gjykatë, nuk ka dhënë rezultatet e pritura, prandaj duhet ndërmarrë diçka në këtë drejtim.

Gjithashtu, kryetari i Kuvendit kishte një takim me Shoqatën e Hotelerisë së Kosovës ku u njoh me problemet me të cilat kjo industri është duke u ballafaquar në Kosovë.

“Është për të ardhur keq që një industri e cila është zhvilluar fuqishëm në Kosovë si dhe punëson një numër të madh të qytetarëve, ballafaqohet me shumë probleme dhe deri më tani nuk ka hasur në përkrahje për zhvillimin e mëtutjeshëm. Së bashku, do të adresojmë çështjen e TVSH-së, çështjen e guidave turistike, aftësimit profesional të stafit të mesëm si dhe një numër tjetër të çështjeve me rëndësi”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img