24,12,2024

Mustafa: Në agjencionet e pavarura dhe ato qeveritare nuk do të ketë më nepotizëm

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, i cili i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të bordeve të agjencioneve të pavarura.

Mustafa ka vlerësuar rëndësinë e këtij memorandumi të bashkëpunimit, duke falënderuar Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kuvendin e Kosovës për kontributin dhe bashkërenditjen.

“Është në interes të institucioneve të Republikës së Kosovës, që ne t’i bëjmë zgjidhjet më të mira sa i përket kuadrove që do të vihen në krye të agjencioneve të pavarura, në krye të agjencioneve qeveritare, por edhe në vende të tjera”, tha kryeministri, duke shtuar se do të bëhen zgjidhjet më të mira duke respektuar anën profesionale, ekspertizën e njerëzve, të cilët do të udhëheqin me këto institucione dhe me kompani publike dhe me agjencione.

Mustafa më tutje ka vlerësuar se zgjidhjet e tilla gjithmonë janë zgjidhjet më të mira të cilat kontribuojnë edhe në implementimin e programit qeveritar dhe të synimeve zhvillimore dhe të zhvillimit demokratik të vendit.

“Qeveria do të jetë e përkushtuar që bashkërisht të punojë që të bëjmë zgjidhjet më të mira dhe po ashtu që të përplotësojmë disa vërejtje të cilat janë dhënë deri më tani edhe në raportin e progresit, vërejtje të cilat i kemi pas edhe ne bashkërisht edhe me kryetarin e Kuvendit në këtë fushë, dhe për të cilat jemi zotuar se ne do të bëjmë ndryshime karshi kërkesave të opinionit publik dhe karshi nevojave që ne duhet t’i bëjmë për ndryshime pozitive”, tha kryeministri Mustafa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img