03,07,2025

LDK në Ferizaj mbështetë Qeverinë e Kosovës për miratimin e marrëveshjes për demarkacionin

Must Read

Dega e LDK-së në Ferizaj përmes një komunikate i ka  dhënë mbështetje të plotë Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës për miratimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Komunikatë e Degës së LDK-së në Ferizaj

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, në mbledhje të ndara me kryesinë e degës dhe me kryetarët e degëve, vendosi sot t’i ofrojë mbështetje të plotë Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës për miratimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.
Dega e LDK-së në Ferizaj konsideron se miratimi i kësaj marrëveshjeje nuk e cënon tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, prandaj kundërshtimii saj po bëhet për të përfituar pikë politike dhe për interesa të ngushta grupore e individuale.
Dega e LDK-së e Ferizajt inkurajon deputetët e kësaj komune në Kuvendin e Kosovës që të votojnë për miratimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, sepse një veprim i tillë do të jetë në të mirë të agjendave zhvillimore të Kosovës, në të mirë të rrugëtimit të saj integrues europerëndimor dhe në të mirë të fqinjësisë bashkëpunuese e qëndrueshmërisë rajonale.

Ferizaj, 14 gusht 2016 Kryetari i Degës së LDK-së
Muharrem Svarqa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img