03,01,2025

Bordi e menaxhmenti i RTK-së fshehin listën e të punësuarve në mediumin publik

Must Read

Kërkesat e dy anëtarëve të Bordit të RTK-së, që Bordi të thërrasë në llogaridhënie menaxhmentin për numrin e të punësuarve në këtë televizion dhe të sjellin një listë të pagave, për tejkalim të shpenzimeve për paga dhe mëditje dhe kontratat me produksione të jashtme, vazhdojnë të injorohen nga Bordi i RTK-së.

Dy anëtarët e Bordit të RTK-së, Hisen Berisha dhe Naim Gashi, kanë thënë për gazetën se që nga viti i kaluar kanë bërë disa herë kërkesa me shkrim drejtuar Bordit dhe menaxhmentit të RTK-së që të sjellë listën e të punësuarve në RTK dhe të dhënat sesa prej tyre kanë kontrata të rregullta e sa me kontratë mbi vepër, por asnjëherë nuk është bërë një gjë e tillë, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë shprehur bindjet e tyre se numri i të punësuarve në këtë medium është më i madh sesa prezantohet në raporte financiare dhe se ka punëtorë me kontrata mbi vepër që punojnë me vite të tëra, ndonëse një gjë e tillë është e jashtëligjshme.

Vërejtje për punëtorë me kontratë mbi vepër ka bërë edhe Inspektorati i punës, i cili megjithatë nuk ka pranuar të tregojë sesa është numri i tyre. Për numrin e madh të punëtorëve me kontratë mbi vepër ka alarmuar edhe Sindikata e Pavarur e RTK-së, por ajo nuk ka të dhëna për numrin e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img