03,07,2025

Në Ferizaj shënohet dita e rinisë

Must Read

Me aktivitete të shumta në Ferizajt të premten është shënuar dita e rinisë.
Hapjen zyrtare të këtij manifestimi e bëri kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. A më këtë rast ka theksuar se të qëndrosh në mesin e të rinjve, është një rast i mirë për t’u ndier më i ri, me më shumë energji, besim dhe shpresë për të ardhmen.
“Energjia, besimi dhe shpresa, janë shtyllat kryesore që i shtyjnë përpara të rinjtë në përpjekje për ta bërë jetën më të mirë. Tradicionalisht, në kohët më të vështira, rinia jonë ka qenë bartëse e nismave për ndryshime të rëndësishme shoqërore. Ajo edhe i ka udhëhequr ato nisma derisa janë masivizuar në shkallën e proceseve që e kanë bërë historinë e vendit tonë. Me energjinë e pashtershme, me gatishmërinë dhe përkushtimin për të investuar pa kursim në të mirë të zhvillimit dhe të ndryshimeve pozitive, rinia përherë mbetet një burim i madh, i cili po u aktivizua në masë, paraqet një fuqi kolosale e të pazëvendësueshme.
Brezat e sotëm të të rinjve tanë janë me shumë fat që jetojnë në një vend të lirë, ku secili mund të shkollohet, të përgatitet për jetë dhe ta zhvillojë veprimtarinë e tij, sipas prirjeve, aftësive që ka dhe mundësive që i ofrohen. Vetëm dy dekada më parë, të rinjtë tanë nuk i kishin këto mundësi”, është shprehur kryetari Svarqa, duke uruar të rinjtë për ditën e tyre.
Të pranishmit në këtë aktivitet i ka përshëndetur edhe Emily Cullom nga Gizi gjerman, duke ftuar të rinjtë që gjithnjë të merren me aktivitete të shumta në mënyrë që gjithnjë të kenë edhe suksese.
Me rastin e ditës së rinisë, janë zhvilluar edhe aktivitete të shuma, ndërsa janë shpërblyer de vullnetaret e gjysmës së parë të këtij viti.

13925291_1232687123432775_1733881414340929781_n

13887092_1232687353432752_1070129939372999399_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img