21,12,2024

Trump humb përkrahjen e republikanëve, insiston që Obama e themeloi IS-in

Must Read

Dhjetëra republikanë të zemëruar në SHBA kanë mbledhur nënshkrimet më 11 gusht në një letër dërguar liderëve të partisë duke iu kërkuar atyre që të mos e ndihmojnë më kandidatin republikan për president, Donald Trump.

Ata duan që partia më mirë të përqëndrojë burimet financiare të partisë në mbrojtjen e kandidatëve republikanë për kongres që e kanë vështirë të fitojnë.

Letra është zbuluar nga mediat amerikane pasi Trump ka vazhduar të insistojë në deklarimin e tij se presidenti aktual, Barack Obama është themeluesi i organizatës terroriste, Shteti Islamik.

“Qeveria e jonë nuk është duke na ofruar mbrojtje të mirë. Qeveria jonë e ka lëshar ISIS-in. Unë e quaj Presidentin Obama dhe Hillary Clintonin si themelues të ISIS-it”, ka thënë Trump.

Ai, gjatë një mitingu mbrëmë në Florida ka thënë se rivalja e tij dhe Obama janë edhe “lojtarët më të vlefshëm” të Shtetit Islamik.

“ISIS do i ndaj Hillary Clintonit çmimin e lojtarit më të vlefshëm. Garuesi i vetëm për këtë është Barack Obama. Por, ISIS po shpreson që Clinton të fitojë”, ka thënë Trump në Florida.

Mirëpo, sondazhet e fundit tregojnë se Trump po humbet përkrahjen e grave dhe segmenteve të tjera të partisë republikane.

Një draft i letrës së republikanëve që raportohet të ketë 70 nënshkrime, paralajmërojnë se sjelljet “përçarëse, mungesa e kompetencës, mungesa e maturisë dhe mungesa e madhe e popullaritetit mund t’i kthejnë zgjedhjet në fitore plebishitare për demokratët”.

Trump ndërkaq nuk ka treguar asnjë shenj se do të ndalet apo nëse do të ndryshojë fushatën e tij. Gjatë një interviste për një televizion amerikan ai e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan të ndryshojë fjalorin duke thënë se “do të vazhdojë të bëjë atë që jam duke e bërë tani”.

Dhe derisa liderët e republikanëve janë të alarmuar me Trumpin, Clinton ka sulmuar ato që i ka quajtur “idetë Trumpiane të çuditshme” që në përgjithësi janë refuzuar nga të dy partitë.

“Duke u mbështetur në atë që e dimë nga fushata e Trump, ai dëshiron që Amerika të punojë për të dhe miqtë e tij, në kurriz të të gjithë tjerëve”, ka thënë Clinton në Michigan.

Ajo e ka përsëritur edhe kundërshtimin e saj të fuqishmë për marrëveshjen tregtare të Partneritetit të Trans-Paqësorit, duke thënë se “e kundërshtojë tani, do e kundërshtojë pas zgjedhjeve dhe do e kundërshtoj edhe si president”.

Clinton e ka mbështetur këtë partneritet gjatë kohës sa ishte Sekretare e Shtetit në mandatin e parë të Obamës si president, por gjatë vitit të kaluar e ka tërhequr mbështetjen e saj për këtë marrëveshje./rel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img