22,12,2024

Ferizaj: Qeveria e Kosovës e gatshme që të ndihmojë të gjitha veprimtaritë që ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe social

Must Read

Gjatë një vizite që i ka bërë fshatit Greme, kryeministri i Kosovës , Isa Mustafa, i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka vizituar kapacitete prodhuese të fabrikës për prodhimin e mobiljeve “Profilstar”.

Pas takimit që ka pasur me drejtuesit e këtij biznesi, kryeministri Mustafa, ka thënë qe Qeveria e Kosovës është e interesuar për zhvillimin ekonomik dhe social të komunës së Ferizajt.
Sipas tij, qeveria e ka përkushtimin për t’i përkrahur dhe promovuar kompanitë prodhuese.

“Është fakt i pamohueshëm që njerëzit tanë po arrijnë të eksportojnë në tregjet evropiane, siç është shembulli i kësaj ndërmarrjeje që afro 20 përqind të prodhimit e eksporton në shtetet perëndimore”, ka thënë Mustafa, teksa është ndalur edhe tek aspektet zhvillimore, duke vë në dukje se po punohet që infrastruktura që i është ofruar Ferizajt, përmes autostradës të ketë një lidhje racionale me qytetin e Ferizajt. “Ne do të punojmë që infrastruktura që tani i është ofruar Ferizajt, përkatësisht autostrada që kalon , të ketë një lidhje shumë racionale me qytetin e Ferizajt.

Lidhur me këtë kemi pas një kërkese edhe të kryetarit të Ferizajt, do të bisedojmë me punëkryerësin ngase çdo ndërhyrje në kontratë krijon shpenzime. Ne do të gjëmë zgjidhje, pra do të bëjmë përpjekje për një qasje racionale”, ka shtuar Mustafa.
Në anën tjetër kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, e ka vlerësuar këtë vizitë duke thënë se me kryeministrin Mustafa, janë dakorduar që t’i përkrahin të gjitha veprimtaritë që ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe social, pa përjashtuar edhe ato që kontribuojnë në hapjen e vendeve të reja të punës.

“Kjo vizitë tregon përkrahjen e qeverisë në investimet e përgjithshme dhe ato infrastrukturore, duke mos përjashtuar edhe investimet tjera si në shëndetësi, në ngritjen e Institutit të Shëndetit Publik, spitalit por edhe të projekteve tjera me rëndësi për komunën”, ka thënë Svarqa, për të shtuar se komuna e Ferizajt me tërë mekanizmat e saja do të jetë pjesë shtytëse e agjendës qeverisëse.

Kryeministri Mustafa i është përgjigjur edhe aspekteve që lidhen me zhvillimet e fundit. Duke komentuar situatën që është krijuar me demarkacionin, ai ka thënë se deputetë e Kuvendit do ta votojnë atë, ngase nuk sheh asnjë arsye që deputet të mos votojnë që Kosova të ketë kufi ndërkombëtar.

“Ne jemi bërë shtet dhe ne dëshirojmë që si shtet të kemi kufi ndërkombëtar me Malin e Zi, të kemi kufi ndërkombëtar me Maqedoninë, do të kemi kufi ndërkombëtar me Shqipërinë, sepse ata kufi edhe përpara kanë qenë ndërkombëtare, për arsye se do të thotë se kanë qenë kufi ndërmjet dy shteteve dhe do të kemi kufi ndërkombëtare nesër me Serbinë. Dhe këta kufi ne do t’i depozitojmë në zyrta e OKB-së dhe t’ju tregojmë se ne kemi përfunduar çështjen e kufijve dhe se ne jemi në gjendje dhe meritojmë të jemi pjesë e OKB-së dhe qytetarët tanë të lëvizin pa viza”, ka thënë Mustafa.

Gjatë ditës kryeministri i Qeverisë së Kosovës , Isa Mustafa, ka marrë pjesë edhe në inaugurimin e Qendrës së Përpunuesve të drurit në Greme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img