22,12,2024

Kuvendi njofton zyrtarisht për gazin lotsjellës në Komisionin për Punë të Jashtme

Must Read

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, deputeti Elmi Reçica, u shqyrtua Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit, Reçica tha se duke pasur parasysh dokumentet paraprake mbi të cilat është bërë pavarësia e Kosovës, deklarata e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës, opinioni këshillëdhënës i GJND-së për pavarësinë e Kosovës, është propozuar ky projektligj për ratifikim në Kuvend.

Sipas tij, duke pasur parasysh interesin e veçantë të Kosovës dhe ndërtimin e raporteve për marrëdhënie të mira, në veçanti me shtetet fqinje, është duke u punuar që të përmbyllet kjo çështje, e cila sipas tij është edhe obligim ndërkombëtar i Republikës së Kosovës dhe ndihmon në konsolidimin e mëtejmë të shtetësisë.

Anëtarja e Komisionit nga radhët e Vetëvendosjes, Puhie Demaku, duke kundërshtuar këtë projektligj, kërkoi që t’i kthehet Qeverisë e cila e ka proceduar për miratim në Kuvend.

“Nëse e kalojmë këtë projektligj, bëhemi bashkëpjesëmarrës të krimit”, tha ajo.

Edhe deputeti tjetër opozitar, Zafir Berisha, shprehu qëndrimin kundër këtij projektligji për procedim në Kuvend.

Ndërsa, anëtari i Komisionit nga radhët e LDK-së, deputeti Ismet Beqiri, duke u shprehur pro projektligjit për procedim në seancë, duke thënë se kjo çështje është dashur që të përfundojë shumë kohë më parë, ndërsa shtoi se procedimi i këtij projektligji ka bazë ligjore.

Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, deputetët Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Driton Çaushi, Ismail Kurteshi, Shaip Muja dhe Pal Lekaj, theksuan arsyet e kundërshtimit të kësaj marrëveshje.

“Më pas, deputetë opozitarë kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e mbledhjes, në momentin kur pritej të hidhej në votim kjo çështje. Megjithatë, përkundër situatës së krijuar, ky projektligj u hodh në votim dhe u përkrah me 6 votat e anëtarëve të Komisionit, deputetë nga radhët e pozitës”, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img