21,12,2024

INPO: Qytetarët e Ferizajt kanë të drejtë për qasje të pakushtëzuar në shërbime publike

Must Read

Organizata  joqeveritare INPO kundërshton aktin urdhërues të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, sipas të cilit ndalohet lëshimi vërtetimit të tatimit në pronë pa dëshminë për shlyerjen e obligimeve ndaj kompanive KRM “Pastërtia” dhe KRU “Bifurkacioni”

Vendimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt për kushtëzimin e vërtetimit të tatimit në pronë me dëshminë për shlyerjen e obligimeve ndaj kompanisë së ujësjellësit dhe mbeturinave , INPO e konsideron të jashtëligjshëm, në kundërshtim më praktikat demokratike dhe një administrate efikase.

Mospagesa e këtyre shërbimeve, sanksionohet me Ligjin Nr.04L/-139 për Procedurën Përmbarimore (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Nr.3/31 JANAR 2013), neni 29, faturat e shërbimeve komunale kanë titull ekzekutiv dhe përmbarimi për to bëhet në procedurë gjyqësore drejtpërdrejt. Prandaj, vendimi i kryetarit Svarqa është sanksionim i dyfishtë  ndaj konsumatorëve.

Përpos anës ligjore, ky vendim ka efekt edhe efikasitetin e administratës komunale, edhe ashtu me shumë probleme. Bazuar në këtë vendim qytetarët do të duhej të kalonin edhe hapa tjerë të shumtë procedural (sigurimi i të gjitha dëshmive të faturave nga të gjitha ndërmarrjet) për tu pajisur me vërtetimin e tatimit në pronë. Kjo do të ishte ngarkesë e tepërt për qytetarët dhe “dënim” për ata të cilët kanë qenë korrektë në detyrimet ndaj komunës dhe ndërmarrjeve publike.

INPO, gjithashtu ia rikujton kryetarit të Komunës se një veprim të tillë shkelin parimin e organizimit të administratës dhe ofrimit të shërbimeve me numër sa më të vogël të hapave procedural në administratë. Në anën tjetër, Administrata do të ngarkohet edhe më tepër me

detyrën e verifikimit të vërtetësisë së dokumenteve të tilla, analizimin e rasteve kur pronësia është e pa-definuar dhe probleme të tjera të kësaj natyre. Në këtë drejtim, INPO,  kërkon nga kryetari i Komunës që ta shfuqizojë këtë urdhëresë.

Kryetari i Komunës dhe Komisioni Komunal i Aksionarëve në KRM “Pastërtia” dhe KRU “Bifurkacioni”, duhet të jenë më azhur në mbikëqyrjen e performancës së këtyre ndërmarrjeve, në mënyrë që të rritet niveli i performancës në menaxhimin e tërësishëm të ndërmarrjeve. Rrjedhimisht, këtu duhet përfshirë edhe realizimi i planit vjetor të biznesit, përfshirë arkëtimin efikas të të hyrave, gjithnjë duke respektuar parimet e transparencës në raport me publikun.

INPO, ka kundërshtuar kushtëzime të tilla edhe në qeverisjet e kaluara. Në vitin 2011, është tentuar që përmes një vendimi të Kuvendit Komunal të Ferizajt, të kufizohej qasja e qytetarëve të komunës në shërbime publike, vendim i cili nuk pati kaluar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img