Ferizaj.08.08.2016. Hekurudha e Ferizajt shumë herë ka qenë temë diskutimi për shkak të aksidenteve e që shumë herë ishin me pasoja të rënda.
Por nuk janë të rralla edhe rastet kur deri te aksidenti vije edhe nga pakujdesia e vozitësve.
Jo rrallë ndodh që edhe pas lëshimit të barrierave shumë vozitës nuk respektojnë këtë dhe mundohen të kalojnë hekurudhën pa llogaritur se mund të rrezikojnë edhe jetën e tyre.
Një rast të tillë ka kapur me kamerë një qytetarë i cili ka shprehur habinë se si qytetarët me vetëdije rrezikojnë jetën e tyre.
“ A është treni që po del nga binarët dhe po godet makinat apo vozitësit e pakujdesshëm po i dalin para “ ka thënë ky qytetarë i cili ka dërguar edhe videon në FerizajPress.
Këtë e bën edhe më habitëse fakti se kjo zhvillohet edhe para kamerave të qytetit dhe nuk ka asnjë intervenim as nga ana e policisë.