22,12,2024

Pa paguar obligimet ndaj “Pastërtisë” dhe “Bifurkacionit” s’ka vërtetim  të tatimit në pronë (Dokument)

Must Read

Ferizaj.08.08.2016.  Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa so ka marrë një vendim  përmes të cilit ka urdhëruar  drejtorinë për Ekonomi dhe Financa, gjegjësisht zyrën e tatimit në pronë ( Sektori i të hyrave Komunale  që me rastin e  lëshimit të  vërtetimit të tatimit në pronë  qytetari të ketë dëshmi se ka paguar obligimet ndaj dy ndërmarrjeve Publike,”Pastërtia” dhe “Bifurkacioni”

Janë këto dy ndërmarrjet publike  në të cilat aksionar është komuna, e që vite me radhë po përballen më vështirësi të inkasimit të borxheve.

Përmes kësaj urdhërese  ndalohet lëshimi i vërtetimit në  pronë për të gjithë qytetarët pa sjellë  dëshmi se i kanë kryer obligimet ndaj ndërmarrjeve publike “Pastërtia” dhe Bifurkacioni”

Drejtori i bordit të “Bifurkacionit” Faruk Lipovica tha se deri më tani  kësaj kompania qytetarët i kanë borxh rreth 6 milion euro. Këtu  përfshihet edhe borxhi i vjetër e për të cilët ka qenë interesim i vogël  parë ta riprogramuar dhe për tu falur pjesa para vitit 2008-të

Edhe në kompaninë “Pastërtia”  bëhet e ditur se është një shumë   rreth 3 milion e 700 mijë euro në tri qytetet  në të cilat kjo kompani kryen shërbimet, ndërsa vetëm për Ferizaj  borxhi i qytetarëve ndaj kësaj kompanie është  2 milion e 800 mijë euro.

Arben Hetemi  nga KRM “Pastërtia” tha se deri më 30 qershor janë falur rreth 229 mijë euro dhe afat i fundit për  faljen e borxheve  të pa paguara deri më 2008  është   1 shtatori.

Hetemi tha se për të lehtësuar  procedurat kompania”Pastërtia” ka dërguar dy inkasant në zyrën e tatimeve që të bëjë më të lehtë këto proceduara dhe të lehtësoi punën për ata të cilët kanë të kryera obligimet ndaj kësaj  kompanie.

Nga  dy këto kompani është përshëndetur kjo iniciativë e kryetarit të Ferizaj dhe siç janë shprehur ata, përveç ndihmës në inkasimin e borxheve  kjo do të  shtyjë edhe qytetarët të cilët kanë borxhe të vjetra të shkojnë në këto kompani dhe të ri-programojnë borxhin.

Ditë më parë Ministri i Ekonomisë Abdullah Hoti ka bërë të ditur se nuk ka më shtyrje të afatit për faljen e borxheve.

Urdhëresë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img