26,12,2024

Vazhdon shtrirja e gypi të ujësjellësit përgjatë vijës hekurudhore, në rrugën “Ismet Sopa”

Must Read

Në vazhdën e përmirësimit të rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Ismet Sopa” që shtrihet për gjatë vijës hekurudhore në drejtim të Shtimes, Kompania Rajonale për Ujë dhe Kanalizim ”Bifurkacioni”, ka vazhduar të shtunën me shtrirjen e gypit të ujësjellësit me një gjatësi prej 1.1 km.

Punimet në këtë projekt nga afër i ka përcjellë edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ndërsa me këtë rast drejtori ekzekutiv i KRUK ”Bifurkacioni”, Nazif Asllani, ka thënë se në këtë aks rrugor komuna është duke i kryer punimet në asfaltimin e kësaj rruge, ndërsa kompania po merret me shtrirjen e gypit të ujit me një gjatësi prej 1.1 km.

“Punët jemi duke i kryer ne, në bashkëpunim me komunën dhe CDI-në.Kjo lagje ka pasur furnizim me ujë, por banorët ujin e marrin prej rrjeteve të ndryshme.Meqë është e nevojshme, pasi po shtrohet rruga, të futet një gyp i ri. Ne jemi duke i kryer punimet dhe se me këtë do t’i eliminojmë të gjitha kyçjet ilegale dhe rrjedhat, kështu që kjo lagje e zgjidh përfundimisht problemin e ujit të pijes.”, ka thënë Asllani.

Ndryshe, ky projekt i rregullimit të rrugës po mendohet se do ta zgjidhë problemin e qarkullimit të banorëve të pjesës veriperëndimore të komunës.

13669416_1227564133945074_6485305499213463734_o 13975296_1227564293945058_2569761978262092457_o 13923759_1227564270611727_4880606282721786847_o 13924917_1227564143945073_6307571934806735049_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img