25,12,2024

Gashi: Demarkacioni vështirë se do të kalojë në Kuvend

Must Read

Zhvillimet e fundit në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, i ka komentuar në Info Magazine të Klan Kosovës, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili mendon se marrëveshja aktuale për demarkacionin do ta ketë të vështirë të ratifikohet.

“Nuk jam tifoz i asnjërës palë, mirëpo po tentoj që të jem sa më racional. Ka një skepticizëm tek të gjitha grupet parlamentare dhe mendoj që do të jetë shumë vështirë të kalojë. Deputeti së pari duhet të ruajë tërësinë territoriale të shtetit. Besoj që nënkuptohet se si do të votoja”, ka thënë Gashi.

Në lidhje me organizimin e tryezës shkencore për çështjen e demarkacionit, Gashi ka vlerësuar që ka ofruar informacione të reja.

“Mendoj që kanë dalë shumë gjëra të rëndësishme, që as unë si deputet nuk i kam ditur, siç është marrëveshja paraprake e të dy komisioneve për caktimin e kritereve, ku u morr vesh që pala e Malit të Zi ka dhënë propozimet”.

“Shkelja e parë është bërë që nuk kanë marrë parasysh hartat topografike, gjë që ka kaluar tek kriteri kadastral që është i papranueshëm për shkak të kohës kur janë vendosur”, ka thënë Gashi.

Deputeti Gashi ka kritika edhe për përbërjen e Komisionit të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi.

“Mendoj që ka qenë një gabim strategjik i Kosovës. Pala malazeze ka qenë e udhëhequr nga një gjeneral, kurse ne kemi pasur udhëheqës një gjeodet. Hartat topografike nuk janë marrë parasysh, ngaqë është thënë që janë të pasakta. Komisioni ka vazhduar me kriterin kadastral, e po të shohim hartat topografike kufiri do të ishte aty ku po pretendon opozita”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img