23,12,2024

Svarqa takohet me përfaçësues të hekurudhave.Dakordohen që problemet të zgjidhen në rrugë institucionale, konform ligjit

Must Read

Të enjten numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur në një takim drejtorin e hekurudhave të Kosovës Agron Thaqin.

Gjatë takimi kryetari i Komunës Muharrem Svarqa dhe drejtori i hekurudhave të Kosovës, Agron Thaqi u dakorduan që të gjitha kontestet që kanë rreth pronave të hekurudhave të Kosovës, të zgjidhen në mënyrë institucionale konform ligjit për hekurudhat e Kosovës, i cili është në fuqi, dhe konform të gjitha ligjeve të Republikës së Kosovës që e rregullojnë këtë fushë.

U tha se e gjithë kjo bëhet në mënyrë që projektet infrastrukturore, por edhe investimet tjera të mundshme të mos pësojnë për shkak të kontesteve të trashëguara si rezultat i një marrëveshje të hershme me hekurudhat e Kosovës, të cilat më vonë janë kontestuar për shkak të regjistrimit të pronës së hekurudhave të Kosovës në bazë të një vendimi administrativ për shpronësim i cili është aprovuar që në vitin 1974 nga Kuvendi i Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img