21,12,2024

Gjashtë të plagosur në tragetin Ankona-Durrës, kosovari përleshet me malazezë

Must Read

Trageti i linjës Ankona-Durrës është shndërruar në një arenë konflikit, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë fizike. Në sherrin e nisur në traget mbetën të plagosur 6 persona, mes tyre tre personel trageti nga Mali i Zi, një shofer kamioni nga Maqedonia dhe kosovari bashkë me gruan e tij, transmeton oranews.

Sipas policisë së Durrësit, Altin Hakami, 36 vjeç, nga Mitrovica, me banim në Londër, ka plagosur me thikë në rrethana ende të paqarta 28 vjeçarin V.M nga Mali i Zi, i cili ishte personel i tragetit. Për pasojë, i plagosuri ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu gjatë konfliktit janë plagosur lehtë edhe dy shtetas të tjerë nga Mali i Zi, personel të tragetit, Dragan Kovaçeviq, Dragisa Gogiq dhe një shofer kamioni nga Maqedonia, Viktor Krstevski.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime edhe shtetasi Altin Hakami dhe bashkëshortja e tij shtetësja, L. Hakami, 35 vjeçe, banuese në Londër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit nga Kosova, Altin Hakami, 36 vjeç, gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:

1-Dalibor Jovanoviq 36 vjeç, banues në Maqedoni;
2-Viktor Krstevski 34 vjeç, banues në Maqedoni;
3-Dragan Kovaçeviq 29 vjeç, banues në Malin e Zi;
4-Dragis Gogiq, 25 vjeç, banuese në Malin e Zi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:

”Plagosja e rëndë me dashje”parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Altin Hakami;

”Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar në nenin 89 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Dalibor Jovanoviq, Viktor Krstevski, Dragan Kovaçeviq dhe Dragisha Gogiq.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img