20,11,2024

Kryetari Svarqa takon bashkatdhetarët

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa ka qenë nikoqir i takimit me bashkatdhetarët tanë që po kalojnë pushime në vendlindje, në të cilin këta të fundit i ka njoftuar me zhvillimet aktuale në komunë, planet, investimet dhe prioritetet për të ardhmen, duke e vënë theksin në kontributin që ka dhënë mërgata jonë gjatë viteve në shumë rrafshe.

Kreu komunal i ka inkurajuar gjithashtu bashkatdhetarët tanë që të investojnë kapitalin e tyre në atdhe përmes hapjes së bizneseve, e me këtë duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit. Svarqa ka vlerësuar se bashkatdhetarët tanë janë shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe social.

13902201_1096220787091500_1959571079_o

“Komuna e Ferizajt ka 110 mijë banorë, ndërkaq statistikat tregojnë se komuna jonë ka edhe 47 mijë mërgimtarë, të cilët me remitencat e tyre dhe me kontributet që kanë dhënë në kuadër të zhvillimit ekonomik janë shndërruar në përkrahësit më të mëdhenjtë të realizmit të të gjitha programeve zhvillimore të komunës sonë në të gjitha periudhat, e ne veçanti në periudhën e konsolidimit dhe të kalimit nga emergjenca në fazën e zhvillimit ekonomik”, ka nënvizuar kryetari Svarqa.

Ai më tej ka siguruar bashkatdhetarët tanë se qeveria lokale është shumë e përgjegjshme, e vëmendshme dhe mirënjohëse për angazhimin e tyre dhe falënderuese për gjithçka kanë bërë dhe po bëjnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Ferizajt.

“Natyrisht se ne mesin e 47 mijë mërgimtarëve që punojnë dhe veprojnë jashtë atdheut këtu llogaritim të gjithë ata që punojnë në vendet e Evropës Perëndimore dhe ata që falë bashkëpunimit që kemi pasur me bazën amerikane Bondstill në Sojeve kanë krijuar raporte të mira të bashkëpunimit përmes të gjitha kompanive që kanë punuar, tani janë shndërruar në partnerë të fuqishëm të bashkëpunimit edhe në zonat e krizës si ne Lindjen e Mesme, Irak, Afgansitan etj. Në mënyrë që me kontributin tyre jo që mbajnë vetëm familjet e tyre, por janë shndërruar në krah të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe shoqërorë për komunën e Ferizajt. Ju e dini që komuna jonë jo vetëm ka remitencat por në përgjithësi Kosova ka një dobi të jashtëzakonshme nga të hyrat që realizohen përmes mërgimtarëve, sepse statistikat flasin që ne kemi 750 milionë të hyra remitenca nga mërgimtaret, kjo është afërsisht sa gjysma e buxhetit të Republikës së Kosovës. Këtu edhe qëndron fuqia juaj, e cila jo vetëm që ka qene deri dje buka jonë e përditshme sot është shndërruar në një potencial të rëndësishëm të ecjes për para dhe të realzimit të të gjitha synimeve për të cilat ne në pikëpamje strategjike synojmë të arrijmë përmes planeve zhvillimore dhe për përmes planeve qeverise që ka jo vetëm Qeveria e Republikës së Kosovës, por edhe komuna jonë si pjesë rrjedhëse e saj”, ka thënë Svarqa.

13918945_1096220757091503_1816840766_o

Numri një i Ferizajt, në emër të komunës ka shprehur respektin e veçantë për lidhjet që kanë bërë me partnerë afarist, partnerë të fuqishëm që vinë nga Kosova dhe që janë bartës të zhvillimit nëpër shtete ku jetojnë.
“Jeni ju ata që do të ndikoni që ne të krijojmë lidhjet e para të bashkëpunimit, por edhe të investimeve të përbashkëta në Komunën e Ferizajt, sepse nuk ka arsye që të gjithë afaristët tanë që janë të fuqishëm jashtë vendit, të mos kthehen dhe të punojnë për të mirën e familjeve tyre dhe të komunës së Ferizajt. Sado që ne kemi buxhete të limituara, ne kemi mundësi që të gjithë atyre që vinë për zhvillim t’u krijojmë mundësinë që të jemi krenarë për punën e tyre, sikurse që jemi sot të kënaqur me të arriturat sidomos të gjeneratës së tretë që jetojnë në shtetet e zhvilluara të Evropës. Ne tanimë kemi afarist të suksesshëm që vinë nga diaspora, kemi njerëz të suksesshëm në të gjitha fushat në fushën e artit, kulturës, muzikës, në fushën e studimeve të ndryshme deri tek shkencat ma ekzakte, deri të shkencat e fizikës nukleare dhe të arriturave tjera që vinë nga Ferizaj”, ka thënë kryetari Svarqa, duke përmendur me këtë krijimin e lehtësirave për biznese dhe klimën e favorshme, duke përmendur me këtë rast zonat e zhvillimit ekonomik të dhëna me qira për 99 vjet për këtë qëllim.
Një tjetër segment që ka prekur kryetari i komunës, ka qenë buxheti komunal dhe investimet që po bëhen në zona rurale dhe në zonën e qendrës së qytetit. Me këtë rast është përmendur projekti i ndërtimit të fabrikës së ujit të pijshëm në Talinovc, projektin për trajtimin e ujërave të zeza, projekti për hekurudhën, subvencioni i bujqësisë, investimet në infrastrukturën sportive, krijimin e hapësirave të gjelbëruara, ndërtimin e rrugëve moderne me 6 metra gjerësi, trotuareve, ndriçimin publik, ndërtimin e Institutit të Shëndetit Publik dhe Spitalit Rajonal si dhe projekte tjera me interes.

13901672_1096220730424839_1688401787_o

Bashkatdhetarët tanë kanë qenë pjesë e debatit duke shprehur interesimet e tyre për shumë çështje.

Skënder Haliti nga Lagjja Sherret ka folur për projektet ambientaliste, ndërsa Enver Sylejmani nga Rahovica, punëtor në Gjermani ka kërkuar një sensibilzim lidhur me përfshirjen e fëmijëve në shkolla shqipe në vendlindje përgjatë kohës sa ata ndodhen për pushime.

Armend Vranovci, punëtor në Norvegji ka kërkuar shpjegime rreth rritjes së koeficientit të ndërtimit dhe të etazhitetit, ndërsa Bajram Osmani nga Gaçka ka kërkuar një qasje më të përafërt komunikimi mes mërgimtareve dhe drejtorëve komunal të Ferizajt, duke kërkuar edhe eliminimin e deponive ilegale, punësimin të rinjve në Gjermani etj.

Në interesimet e tyre janë përgjigjur kryetari Svarqa dhe drejtorët e drejtorive komunale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img