05,07,2025

Veseli ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të Ahmet Zherkës

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve për ndarjen nga jeta të aktivistit të çështje kombëtare, Ahmet Zherka.

“Në emrin tim dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Familjes dhe miqve të tij, për ndarjen nga jeta të aktivistit të çështjes sonë kombëtare, Ahmet Zherka. Baca Ahmet, me dekada, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk rreshti së punuari për çështjen e Kosovës. Gjurmët e kontributit të tij, janë dhe do të mbesin të pashlyeshme në historinë e diasporës sonë, e cila dha gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkruan Veseli në facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img