26,11,2025

Mustafa: Pranoni faktet, nuk guxojmë të luajmë me interesat e popullit

Must Read

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në debatin për Demarkacionin me Malin e Zi, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se shënjimi i vijës kufitare me vendet fqinje është proces historik.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Malin e Zi në Vjenë dhe ankesave që janë bërë nga opozita, kam apeluar tek qytetarët dhe kompanitë që të dëshmojnë se nëse ndonjë pronë e tyre qoftë publike apo private i është kaluar Malit të Zi, dhe një gjë e tillë nuk është bërë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka theksuar se Mali i Zi ka dëshmuar se një pjesë e tokës të cilën opozita dhe disa ekspertë po mendojnë se është e jona, është e tyre.

“Puna që ka bërë komisioni shtetëror është e saktë, prandaj edhe nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në mënyrë të duhur. Ju kam thënë edhe deputetëve të LDK-së që të mos e votojnë ratifikimin e demarkacionit vetëm për shkak të liberalzimit, nëse gjejnë se ndonjë pjesë e territorit tonë i takon Malit të Zi”, tha Mustafa.

Ai shtoi se debati i sotëm duhet të përfundoj me pranim të fakteve pasi që nuk guxojmë të luajm me interesat e qytetarëve tanë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img