23,04,2025

Demarkacioni, jo në Arbitrazh

Must Read

Shefi i deputetëve të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, thotë se demarkacioni nuk ka nevojë të shkojë në Arbitrazh, pasi që, sipas tij, po i falet tokë Malit të Zi. Ai ka shkuar edhe më larg duke e krahasuar Murat Mehën me figurën e Esat Pashë Toptanit.

Demarkacioni nuk duhet të dërgohet në Arbitrazh, por ka nevojë që t’i tregohet Murat Mehës se shënjimi i kufirit me Malin e Zi është gabim dhe kjo ka ndodhur pasi që ka punuar me direktiva të Hashim Thaçit.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, duke shtuar se nuk do ta pengojnë Mehën derisa flet në tryezën e sotme, por nuk do të pranohet si e drejtë puna e tij.

Konjufca, madje, thotë se Meha e di mirë ku është kufiri, meqë, siç ka thënë ai, është njeri i fushës, por këtë po e bën nga presioni politik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img