Deputetët e Partisë Demokratike Socialiste (DPS) në Parlamentin malazez, Nikollë Gegaj, Halil Dukoviç dhe Ljubo Shkrelja mbrëmë kanë qenë cak i sulmeve serioze në rrjetet sociale. Ata janë kërcënuar me vdekje pasi në Parlament nuk kanë përkrahur propozimin e partive kombëtare shqiptare për organizimin e ri territorial të Malit të Zi sipas të cilit rajoni i Malësisë me qendrën Tuzi do të shndërroheshin në komunë të veçantë, raporton Anadolu Agency.
Në profilin e Facebook-ut, Malësia-Tuzi, bashkangjitur fotografive të tre deputetëve me litar rreth qafe është publikuar edhe një “lajmërim për të vdekur” në gjuhën shqipe në të cilin thuhet se “tre deputetët kanë vdekur tragjikisht dhe se ata janë armiqtë dhe tradhtarët më të mëdhenj të kombit shqiptar” dhe se duhet vrarë.
Parlamenti i Malit të Zi refuzoi javën e kaluar miratimin e ndryshimeve në ligjin për ndarje territoriale propozues të së cilës janë partitë shqiptare të cilat kishin propozuar që komuna urbane Tuzi të fitojë status fuqiplotë të komunës.
Komuna e qytetit të Tuzit, pranë Podgoricës, është e banuar kryesisht me shqiptarë.
Iniciativa për komunë autonome ekziston një kohë të gjatë.
Kërcënimet në adresë të deputetëve të DPS-së, i dënoi sot kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviç.
Edhe Partia Demokratike e Socialistëve ka dënuar kërcënimet përmes rrjeteve sociale.
Siç thanë ata, insistojnë që institucionet kompetente shtetërore, në radhë të parë policia dhe prokuroria, sa më shpejt të jetë e mundur të marrin të gjitha veprimet që kanë në kompetencë për të zbuluar se kush qëndron prapa kërcënimeve të rrezikshme dhe të sigurojnë paqe dhe qetësi për deputetët e kërcënuar dhe familjet e tyre.