23,12,2024

4-vjeçarja shpërthen në lot kur mëson se Obama do lërë postin e presidentit (Video)

Must Read

Në këtë video do të shihni momentin kur një katërvjeçare merr lajmin se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, së shpejti do të largohet nga kjo detyrë.

Lajmi i erdhi si një goditje vogëlushes Abella Tomlin, nga Beaverton, Oregon. Ajo ishte në makinë me mamanë, e teksa dëgjonin fjalimin e Obamës në Konventën Kombëtare të Demokratëve, e ëma i tha se presidenti aktual do të lërë postin së shpejti.

“Më mungon Obama”, ka thënë vogëlushja kur mami Andrea e pyeti se pse ndihej keq. “Abella është fanse e presidentit aktual që ditën e parë. Ajo është rritur me idenë e heroit të vendit dhe gjithmonë e ka shprehur se sa shumë e do atë. Ishim duke dëgjua konventën kur ajo më pyeti se për çfarë po flisnin”, shpjegoi Andrea.

Më pas e ëma shtoi: “Kështu i shpjegove se vendi po bëhet gati për zgjedhjet e presidentit të ri. Menjëherë asaj i ranë lotët dhe më tha se Barak Obama është presidenti jonë. Ajo më pyeti se si mund të kemi një president të ri kur e kemi një të tillë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img