Ferizaj dhe qytetarët e tij si duket kanë filluar të marrin më seriozisht përfaqësimin e qytetarëve në qeverinë e kosovës, apo në instancat më të larta e udhëheqëse të shtetit.
Lulzim Aliu, nënkryetar i PDK-së në Ferizaj sot është emëruar këshilltarë i zëvendëskryeministrit Kuçi.
Lulzim Aliu, i lindur në Ferizaj, ku kreu edhe shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Studimet në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin Elektroteknik i filloi në vitin 1990. Ishte pjesëmarrës dhe organizues i demonstratave të vitit 1989, si dhe anëtar i kryesisë së Unionit të Pavarur Studentor gjatë viteve 1991 -1993. Pjesëmarrës i luftës çlirimtare të UÇK-së dhe epror i lartë në ZO të Nerodimes. Ai u aktivizua pas lufte në institucionet shtetëndërtuese të Kosovës. Në mandatin e para-fundit katërvjeqar të Kuvendit te Komunës 2009 – 2013 ishte anëtar i saj, ku luajti një rol të rëndësishëm edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa, mandat i cili për Aliun vazhdoi edhe në periudhën 2013-2017 ku prap u zgjodh si asamblist. Ndërsa para se të zgjedhej asamblist Aliu ishte zgjedhur nënkryetar i degës së PDK-së në Ferizaj ne vitin 2012.
Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve, ndërsa që disa vite është edhe bashkëpronar i kompanisë projektuese dhe ndërtimore DYNAMIC COM. / FerizajPress