14,05,2025

Vazhdon regjistrimi i diasporës në Komunën e Rahovecit

Must Read

Vazhdon regjistrimi i diasporës në Komunën e Rahovecit, ky regjistrim është duke u bërë me bashkëpunimin e mirë që ka Komuna me Ministrinë e Diasporës. Për të realizuar këtë projekt i cili është i një rëndësie të madhe për diasporën në kuadër të zyrave të Gjendjes Civile në objektin e ri të Komunës janë të vendosur në dy sportele të veçantë ku janë vendosur të punësuarit nga ana e Ministrisë së Diasporës.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim, apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova. Regjistrimi i diasporës ka për qëllim evidentimin e numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimin e politikave të përgjithshme në mbështetje të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës.

Zyrtarët e angazhuar për regjistrimin diasporës dhe mërgatës deklarojnë së janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për realizimin e këtij procesi dhe njëherit ftojnë bashkatdhetarët e Komunës së Rahovecit që vijnë të paraqiten në sportelin i cili gjendet tek sportelet e zyrtarëve të Regjistrimit Civil në katin përdhes të objektit të ri të komunës dhe të kontribuojnë që projekti i regjistrimit të diasporës realizohet me sukses./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img