18,10,2024

KRM “Pastërtia” në gjashtë muajt e parë ulë shpenzimet ndërsa rritë inkasimin

Must Read
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti kompania regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka arritur të ulë shpenzimet e veta për kundër rritjes së volumit të punës, ndërsa është rritur inkasimi.  
Raporti i punës për gjashtë muajt e kaluar të këtij viti i KRM “Pastërtia”, ka marrë dritën e gjelbër nga bordi i drejtorëve të kësaj kompanie. Bosht i takimit të fundit të bordit ishte pikërisht raporti gjashtë mujor i punës (janar – qershor) 2016, në të cilin përgjegjësit e kompanisë kishin rreshtuar si llogaridhëni para bordit, të hyrat, shpenzimet, faljen e borxheve si dhe të tjera.
Në kategorinë e inkasimit sipas udhëheqësit të financave dhe pasurisë së kompanisë, ka patur një ngritje, duke përfshirë amvisëritë, bizneset me tarifë, bizneset me kontrata si dhe institucionet.
Ndërkaq në kategorinë e shpenzimeve, është vërejtur një ulje e dukshme e harxhimeve të derivateve por edhe të shpenzimeve të tjera, edhe pse në muajt e fundit kapacitetet dhe volumi i punës dukshëm është rritur.
Ndryshe, kompania në tri komunat, Ferizaj, Shtime dhe Kaçanik i shërben rreth 79.000 banorëve nga 170,000 të vlerësuar.

Në databazën e KRM “Pastërtia” gjenden të regjistruar 16,731 konsumatorë të faturuar, si konsumatorë aktivë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img