Me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, siç është Projekt-Buxheti për vitin 2017-2019, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, fton qytetarët ferizajas në takimet konsultative duke filluar nga dita e mërkurë deri të martën e ardhshme në lokacionet e shënuara më poshtë:
Me 3 gusht 2016( e mërkurë) duke filluar nga ora 18:00, në shkollën fillore ,,Ahmet Hoxha” do të mbahet takimi me qytetarët e rajonit të pare dhe të dytë të qytetit.
Në ora 20:00, në shkollën fillore ,,Astrit Bytyqi” do të mbahet takimi me qytetarët e rajonit të tretë dhe të katërt të qytetit
Me 4 gusht 2016 ( enjte) duke filluar nga ora 18:00, takimi do të mbahet në fshatin Greme në shkollën fillore ,,Jeta e Re” ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik me banorët e këtyre fshatrave: Greme ,Varosh, Doganaj, Zaskok dhe Rakaj.
Në ora 20:00 takimi do të mbahet në Manastirc ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik me banorët e këtyre fshatrave: Balaj, Pleshinë, Nerodime e Ultë dhe e Epërme.
Me 5 gusht 2016 (e premte) duke filluar nga ora 18:00, takimi do të mbahet në fshatin Komogllavë ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik edhe banorët e fshatit Gërlicë.
Në ora 20:00, takimi do të mbahet në Sojevë ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik edhe banorët e fshatrave: Dardani, Zllatar, Mirosalë, Bibaj dhe Fshati i Vjetër
Me 8 gusht 2016 (e hënë) duke filluar nga ora 18:00, takimi do të mbahet në Kosinë ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik edhe banorët e fshatrave: Lloshkobare, Koshare, Dremjak dhe Slivovë.
Në ora 20.00 takimi do të mbahet në Softaj ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik edhe banorët e fshatrave :Sazli,Talinoc i Muhaxherëve, Pojatë dhe Papaz.
Me 9 gusht 2016 (e martë) duke filluar nga ora 18:00, takimi do të mbahet në Surqinë ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik edhe banorët e fshatrave: Cërnillë, Prelez i Muhaxherëve, Mirash dhe Terrn.
Në ora 20.00 takimi do të mbahet në Muhovc ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik edhe banorët e fshatrave: Prelez i Jerlive. Saraisht dhe Talinovc i Jerlive.
Të gjitha takimet e lartpërmendura do të mbahen nëpër shkolla.
“Andaj pjesëmarrja e juaj të dashur bashkëqytetare, do të jetë në funksion të dhënies së ideve e propozimeve për hartimin sa më cilësor të projekteve zhvillimore për Komunën e Ferizajt dhe do të jetë mundësi që ju të jeni ata që do të vendosni për të ardhmen tuaj.Me respekt, Muharrem Svarqa, Kryetar i Komunës”
Ferizaj, gusht 2016