25,12,2024

Snajperi plagos në burg të dënuarin nga Prizreni

Must Read

Një i burgosur në burgun e Vaqarrit në Tiranë është qëlluar me armë zjarri. I burgosuri u qëllua teksa ndodhej në dhomën e ajrimit. Sipas raportimeve, e shtëna ka ardhur nga jashtë burgut dhe mësohet se bëhet fjalë për shtetasin nga Kosova me Lili Dulaj, 40 vjeç, i cili ka marrë një plagë në këmbë. Shtetasi është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërkohë që kanë kryer edhe hetimet e para.

Është krehur zona përreth pasi ka dyshime që arma e përdorur për të qëlluar në ambientet e brendshme të burgut ka qenë snajper. 40-vjeçari nga Kosova mësohet se është në qeli për dhunë në familje, akuzë kjo që ka bërë të ndryshohet dyshimi për shënjestrën e sulmit. Ngjarja ndodhi vetëm pak çaste pas asaj të burgut të Shënkollit, ndërsa deri orëve të vona të së djeshmes nuk është bërë e ditur se kush ka qenë objektivi i atij atentati.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img