Kryesia e partisë Republikanët e Kosovës dega në Ferizaj, përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se kanë dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.
Në komunikatë nuk bëhet e ditur për arsyet e kësajë dorëheqje.Aty thuhet se arsyet i janë dërguar përmes një deklarate kryesisë së partisë Republikanët e Kosovës.
Komunikatën e plotë të kryesisë së partisë Republikanët e Kosovës mund ta lexoni në vazhdim.
Kryesia e partisë Republikanët e Kosovës dega në Ferizaj, respektivisht Kryetarja zonjusha Fitore Sadiku, Nën-Kryetari z. Flamur Dugolli, si dhe Sekretari z. Flamur Lalinovci japin doreheqje të parevokueshme duke u bazuar në nenin 29, pika 3 te statutit te partisë. Asryetimi me shkrim i është dërguar kryetarit dhe nënkryetarit të partisë respektivisht kryesise se partise Republikanët e Kosoves.
Zonjusha Fitore Sadiku, Z. Flamur Dugolli, si dhe Z. Flamur Lalinovci i dëshirojnë punë të mbarë Republikanëve të Kosovës me shpresën që kjo parti të jetë pjesë e procese pozitive për Kosovën dhe qytetarët e saj. Gjithashtu falenderojmë te gjithë qytetarët Ferizajas për mbështetjen e dhënë.