16,06,2025

Sulmohet llogaria e drejtorit të Google Sundar Pichai

Must Read

Drejtori i Google Sundar Pichai duket se kanë qenë shënjestra e fundit e Ourmine, grupi i cili mori përgjegjësinë për hakimin e llogarive në mediat sociale të Mark Zuckerberg  këtë muaj. Grupi bëri disa postime në llogarinë e Pichai-t në Twitter,  duke u transmetuar kështu për 508,000 ndjekësit e tij, nga llogaria e tij Quora, dhe pohoi se i ka hakuar të dyja llogaritë, atë  të Zuckerberg dhe të Pichai-t.

Megjithatë, ndryshe nga hakimi i faqes së  Zuckerberg, ku hyrja në llogaritë e tij erdhi duke përdorur një fjalëkalim të marrë nga rrjedhjet masive të të dhënave nga LinkedIn,  aksesi në llogarinë e drejtorit të Google Pichai duket se ka ardhur nëpërmjet një dobësie në fund të faqes së internetit “pyetje dhe përgjigje”. Ourmine pretendon se e ka raportuar këtë dobësi të Pichai-t , por pa përgjigje, sipas The Next web.

Në këto momente llogaria e drejtorit të Google duket është kthyer në normalitet. Pichai dhe Google nuk i janë përgjigjur një kërkese për koment, në lidhje me hakimin e faqes së internetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img