09,11,2024

Plagosen 3 Rojtarë të KEK-ut

Must Read

Një roje i KEK-ut është plagosur me armë zjarri ndërsa dy kolegë të tij kanë pësuar lëndime nga goditjet me mjete të forta gjatë konfrontimit me disa persona të maskuar e të armatosur, të cilët kishin hyrë në depon e mazutit të termocentralit “Kosova B”.

 Një rojtar i KEK-ut është plagosur me armë zjarri e dy kolegë të tij kanë pësuar lëndime nga goditja me mjete të forta nga disa persona të maskuar e të armatosur, të cilët kishin hyrë afër depos së mazutit të termocentralit “Kosova B”.

Sipas Policisë, personi me inicialet Z.R. është plagosur në këmbë nga personat e armatosur, ndërsa Sh.D. dhe Sh.D. kanë marrë lëndime trupore pasi që janë goditur me mjete të forta gjatë konfrontimit me të dyshuarit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës.

Ngjarjen për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Mbrëmë rreth orës 23:32 jemi informuar nga sigurimi i KEK-ut ‘Security Code’ se në termocentralin ‘Kosova B’ kanë hyrë disa persona të dyshuar të armatosur afër depos së mazutit. Menjëherë njësia policore ka shkuar në atë lokacion”, ka thënë Borovci.

Sipas zëdhënësit të Policisë, zyrtarët policorë kanë gjetur rojtarin Z.R. të plagosur me armë zjarri (dyshohet me armë gjuetie) në këmbë, ndërsa rojtarët e tjerë, Sh.D. dhe Sh.D. ishin të lënduar nga goditja me mjete të forta.

Borovci tha se roja i plagosur fillimisht ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Obiliq e më pas në QKUK.

Zëdhënësi citoi dëshmitarët, të cilët kanë thënë se personat e dyshuar kanë qenë të maskuar, të armatosur me “Kallashnikov” dhe armë gjuetie dhe se ata kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për këtë incident e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zyrtari për informim i KEK-ut, Skënder Bucolli.

“Mbrëmë në orën 23:00 rojtarët kanë vërejtur një lëvizje të njerëzve të maskuar afër depos së termocentralit ‘Kosova B’. Sigurimi i KEK-ut ka shkuar të vëzhgojë ndërsa kanë hasur në personat të cilët më pas i kanë sulmuar. Njëri nga rojtarët është plagosur në këmbë dhe tani është në spital”, ka thënë Bucolli.

Sipas tij, sulmi i mbrëmshëm nuk është i pari pasi që ka pasur edhe sulme të tjera në të kaluarën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarët publikë të dhjetë komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak kontrata kolektive

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë që mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img