29,08,2025

Ish refugjati shqiptar, Erioni, fiton të drejtën e punës në Gjermani

Must Read

Në fillim të korrikut Parlamenti dhe ekzekutivi gjerman miratuan ligjin e ri për integrimin. Dhe, sipas këtij ligji, Erioni mund të qëndrojë në Gjermani.

Erion Xahu kishte ardhur në Gjermaninë vitin 2015 si refugjat. Shanset për t`iu njohur azil ishin baras me zero por zelli për punë dhe durimi i është shpërblyer Erionit. Ai dhe shefi i tij, Lars Grünhoff, pronar i një furre dhe ëmbëltoreje, tash mund të marrin frymë lirisht: Erionit i është lejuar qëndrimi në Gjermani dhe përfundimi i zanatit të konditorit. E gjithë kjo është bërë e mundur falë ligjit të ri mbi integrimin, shkruan handwerk.com.

Ai është tashmë i katërti praktikant me prejardhje të huaj që fillon kualifikimin në “Grünhoffs Backstuuv”. Në shtator, Erionn Xahu nga Shqipëria do ta fillojë trajnimin për ëmbëltor në Norden-Norddeich, transmeton albinfo.ch. Deri pak javë më parë kjo gjë vihej në pikëpyetje. Megjithëse Erioni kishte një kontratë për trajnim, kërkesa e tij për azil i ishte refuzuar. Kjo, me arsyetimin se Shqipëria konsiderohet “vend i sigurt”. Për këtë arsye ai, si refugjat ekonomik, duhej të lëshonte Gjermaninë. “Erioni tashmë i kishte bërë gati valixhet”, thotë Grünhoff.

Por ndërkohë ngjarjet u zhvilluan ndryshe. Në fillim të korrikut Parlamenti dhe ekzekutivi gjerman miratuan ligjin e ri për integrimin. Dhe, sipas këtij ligji, Erioni mund të qëndrojë në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Grünhoff do ta kishte të vështirë ta lëshonte nxënësin e tij të zellshëm, pasi që aftësitë e tij praktike e kishin bindur për përgatitjen e tij.

Nga ana tjetër pa Erionin, një vend për ndjekjen e zanatit do të mbetej i zbrazët në ndërmarrjen që numëron 120 punëtorë. Këtë vit nuk ka konkurruar asnjë i ri gjerman për një vend të tillë.

“Edhe pse ne proklamojmë se praktikantët nga viti i tretë i praktikës i paguajmë mbi tarifën normale, po bëhet gjithnjë më e vështirë të gjejmë kandidatë të rinj”, thekson Grünhoff. Prandaj ai është gëzuar edhe më shumë nga fakti se Erioni, pas përfundimit të praktikumit, ka shfaqur interesim edhe për ndjekjen e kualifikimit.

Fakti se shqiptar 25 vjeçar mund të mbetet në Gjermani, i detyrohet vendimit të përmendur nga 8 korriku. “Një rast fatlum”, thotë Grünhoff.

Vet Erioni, i cili jeton prej 18 muajsh në Ostfristland është i kënaqur se po i lejohet qëndrimi. “Unë kam dëshiruar gjithmonë të punoj si ëmbëltor”, thotë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img