29,08,2025

Këshilli i Lagjes MAT1: Banesat e ndërtuara nga ‘NTP Tregtia’, ishin të kobshme (Foto)

Must Read

Këshilli i Lagjes MAT1 – Kompleksi Tregtia, përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se reshjet e shumta për banorët e lagjes Mati 1 tek banesat e ndërtuara nga ‘NTP Tregtia’, ishin të kobshme.

Në njoftim thuhet se kompleksi Mati 1 Tregtia me leje ndërtimi nr. 01-350- 26268/1, përmban afro 600 banesa të ndërtuara në dy faza të ndara.

“Në fazën e parë janë ndërtuar 450 banesa dhe janë lëshuar për banim në muajin tetor të vitit 2012, përderisa faza e dytë është lëshuar për banim gjatë fundit të vitit të kaluar (2015). Themelet e ndërtesave të reja janë të mbuluara me ujë që paraqet rrezik të madh për banorët e kësaj lagje. Rreziku më i madh për banorët paraqitet edhe si rezultat se uji depërton jo vetëm nëpër themelet e ndërtesave si pasojë e mungesës së drenazhës, mirëpo kalon edhe nëpër muret e brendshme ndërmjet ndërtesave si dhe nëpër kabinat e ashensorëve, çka mund të jenë tragjike”, thuhet në njoftim.

Banorët e kësaj lagje disa herë kanë bërë kërkesë zyrtare tek kompania ndërtuese që të bëj sanimin e kësaj gjendje, mirëpo deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë në këtë drejtim.

“Kërkesa e njëjtë është adresuar edhe tek Komuna e Prishtinës, me ç’rast banorët kanë kërkuar përkrahje nga kjo e fundit për të ndihmuar dhe kërkuar nga kompania ndërtuese që të bëj rregullimin e drenazhës dhe të plotësoj të gjitha kërkesat tjera teknike, në pajtim me projektin për të cilën e ka marrë edhe lejen ndërtuese. Pavarësisht gjendjes së mjerueshme të ndërtesave, Komuna e Prishtinës vazhdon që të jap leje për kompaninë ndërtuese ‘NTP Tregtia’ për projekte të reja, sikurse që është rasti i lagjes/projektit ‘Kodrina’”, thuhet në njoftim.

“Në vijim janë të prezantuara fotografitë mbi gjendjen e ndërtesave në kompleksin e lagjes Mati 1, banesat e “NTP Tregtia”, me ç’rast banorët e lagjes bëjnë thirrje për intervenim sa nuk është ende vonë”./Lajm

1-236

2-174-780x439

2-175

5-84

6-67

7-58

8-52

10-32

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img